Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Fotoja e “ushtarëve me shqiponjë”, një lojë e shërbimeve sekrete greke?

$
0
0

Fotografia e disa pjesëtarëve të ushtrisë greke duke bërë shenjën e shqiponjës me duar është kthyer në një temë të nxehtë debatesh.

Janë të shumtë ata që i përgëzojnë ushtarët e panjohur, për të cilët u deklarua se kanë origjinë shqiptare.

Por një burim ushtarak që dëshiron të mbetet anonim i tha Ditës se ka të dhëna që fotoja e famshme të jetë një inskenim i shërbimeve greke.

Përfshirja e zyrtarëve të lartë grekë në komente direkte dhe veçanërisht zhurma e pazakontë rreth “fotos së tmerrshme” në mediat greke është në sinkron të plotë me lajme dhe reagime të ngjashme edhe në vende të tjera të rajonit.

Duket një strategji e koordinuar, për t’i nxjerrë shqiptarët ashtu siç nuk janë: nacionalistë të sëmurë, që kërkojnë të nxisin sherre në Ballkan.

Mesazhi që jepet është se: shqiptarët po ngacmojnë paqen në rajon; janë grindavecë e arrogantë, ata provokojnë, janë shkaktarë për atë që mund t’u ndodhë nesër.

Çdo dëmtim i interesave shqiptare në rrethana të tilla, duket si vetëmbrojtje.

Reagimet e zjarrta naive në Shqipëri e ndihmojnë padashur këtë projektim.

Pavarësisht se mbetet i debatueshëm, versioni i burimit ushtarak në fjalë është i besueshëm për ata që e njohin Greqinë dhe në vecanti raportet e shqiptarëve që jetojnë atje me shoqërinë greke dhe institucionet.

Akte me frymë të tillë reaguese-nacionaliste nuk janë raportuar as në kushtet e përndjekjeve të rënda ndaj komunitetit shqiptar të atjeshëm, kur mund të ishin edhe të përligjura.

Ndaj veprime të tilla, aq më tepër brenda ushtrisë greke duken sot të dyshimta.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>