Kryeministri Edi Rama komunikimin javor të kësaj të diele me ndjekësit e tij në rrjetet sociale është ndalur terësisht tek zgjedhjet dhe tek fakti se pse sipas tij nuk duhet votuar Partia Demokratike në qershor.
“Në havanë e debatit politik po rrihet së fundmi uji i votimit elektronik, sajesa e fundit e qeverisë së vjetër ti dalë përpara me një justifikim të ri humbjes së rradhës së 18 qershorit. Po e kërkon si çelës magjik të derës së shpëtimit nga përballja me të vërtetën e thjeshtë që nuk ka asnjë shans ti fitojë zgjedhjet e ardhshme. Cila është një arsye e vetme që Shqipëria të kthejë qeverinë e vjetër me 18 qershor? PD ka një kryetar të ri por jo një lider të ri dhe aq më pak një lidership të ri. Por le ta zëmë se e ka, ky nuk është as më i besueshëm dhe as më i votueshëm sesa ai që zëvendësoi. Programi i ri i PD është një fotokopje e dobët e të vjetrit, dhe më i gabuar për Shqipërinë dhe shqiptarët sot sesa programi i 2009. U thotë shqiptarëve më jepni votën tu kthej taksën e sheshtë dhe 97% nga ju të paguajnë për qeverinë më shumë taksa nga rroga e tyre, ndërsa biznesi të paguajë më pak nga fitimet e veta,”tha Rama.
Rama sqaroi se pse PS e kundërshton dhe është skeptike për votimin elektronik dhe identifikimin biometrik. Por nga ana tjetër, ai tha se nëse ekspertët e OSBE japin opinion pozitiv për votimin elektronik janë dakord për për ta implementuar.