Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

“Nuk të kujtohem unë”, shqiptari tenton të përdhunojë shitësen në Itali

$
0
0

Në Itali është arrestuar një shqiptar pas një urdhër arresti të lëshuar nga gjyqtarët Domenico Zeno Alessandra Fini me kërkesë të Prokurorisë.

Mësohet se 29-vjeçari shqiptar i identifikuar me inicialet B.B me banim në Romë, akuzohet për dhunë seksuale ndaj një shitësje të një dyqani.

Ngjarja ka ndodhur në 9 shtator të vitit të shkuar, kur 29-vjeçari shqiptar rreth orës 5:00 pasdite pasi studioi terrenin dhe mundohet të shmangë kamerat e sigurisë hyri në një dyqan në “Piazza Giordano” ku nuk kishte njerëz të tjerë përveç shitëses se dyqanit.

Duke përfituar nga kjo situatë shqiptari i thotë shitëses: “Nuk të kujtohem unë, kemi qenë të lidhur bashkë disa vite më parë”.

Më pas e shtrin përtokë vajzën e re duke u munduar ta përdhunojë brenda në dyqan, por vajza ka nisur të bërtasë dhe shqiptari është larguar me shpejtësi nga frika se mos i dëgjonte ndonjë kalimtar.

Shitësja arriti të shpëtojë dhe lajmëroi policinë. Në atë kohë 29-vjeçari shqiptar u denoncua në gjendje të lirë dhe u largua nga qyteti për t’u arrestuar më pas gjatë ditës së djeshme.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles