Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Autori i masakrës në 2013: Jam penduar, kam qenë i vogël, vëllai më ndihmonte me lekë

$
0
0

Autori i vrasjes së trefishtë në Vlorë në 2013, që u arrestua sot, Delin Hajdaraj pas marrjes në pyetje nga grupi hetimor ka deklaruar se është penduar për vrasjet që ka kryer duke e justifikuar me moshën e vogël.

“Kam qenë i vogël, nuk e di sesi më iku arma. Unë qëllova në ajër dhe nuk e di sesi me iku arma. Jam penduar”, mësohet se është shprehur ai para grupit hetimor.

Delin Hajdaraj ka deklaruar se ka qëndruar në Vlorë pas vrasjes, ndërsa për të siguruar jetesën e ndihmonte vëllai në Bruksel dhe të afërmit.

“Këto katër vite kam jetuar në Vlorë i strehuar në tre banesa me qira. Dilja shumë pak jashtë shtëpisë gjatë ditës dhe në ato momente maskohesha.

Për sigurimin e të ardhurave më ka ndihmuar vëllai i madh i cili prej vitesh jeton ne Bruksel, të afërm dhe miq”.

Delin Hajdaraj është dënuar në mungesë nga gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me burgim të përjetshëm.

Delin Hajdaraj është autori i vrasjeve të Sokol Isufajt 34 vjeç nga Roskoveci i Fierit, Diana Ademit 53 vjeçe nga Vlora dhe 17-vjeçari nga Përrenjasi, Serdi Bajlozit.

Delin Hajdaraj u arrestua sot në Vlorë

Pas mbi 3 vitesh në kërkim, policia ka arrestuar autorin e vrasjes së 3-fishtë në korrik të vitit 2013, Delin Hajdaraj 26 vjeç.

Historia, si ndodhi masakra në Vlorë

Konflikti ka nisur në të njëjtën ditë kur ndodhi edhe vrasja e trefishtë, më datë 28.07.2013, rreth orës 16:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë” në Plazhin e Kalasë, kanë qenë duke pushuar nën një çadër në plazh, motrat e shtetasit Leo Osmeni, Besa Osmeni, 27 vjeçe dhe Xheni Osmeni, 22 vjeçe.

Ngjitur me to kanë qenë duke pushuar në plazh edhe 3 shtetas të tjerë: Blendi Lina, 22 vjeç, Gramoz Beqiraj dhe Albano Konomi, 24 vjeç, banues në Fier, të cilët kanë filluar të ngacmonin vajzat duke u kërkuar atyre ndonjë kontakt ose ndonjë adresë facebook-u.

Motrat Osmeni, kanë njoftuar menjëherë vëllain e tyre Leo Osmeni, duke i kerkuar atij ndihmë, pasi po i ngacmonin 2-3 djem në plazh.

Leo Osmeni është nisur menjëherë me automjetin e tij tip “Fuoristradë” me targë V 7863 WDE, drejt vendit ku ndodheshin motrat e tij dhe rrugës ka njoftuar për ndihmë edhe shokun e tij (kurshëririn e largët) shtetasin Delin Hajdaraj.

Në fillim ka mbërritur Leo Osmeni, i cili është konfliktuar menjëherë fizikisht me një nga djemtë që ndodheshin aty, shtetasin Albano Konomi, duke e goditur këtë të fundit me mjet shpues “kaçavidë”.

Në konflikt e sipër ka ardhur Delin Hajdaraj, i cili kishte marrë me vete një armë zjarri automatike model 56, dhe ka qëlluar në ajër si dhe në drejtim të personave të tjetër të cilët po pushonin në plazh, nga ku mbetët të vrarë 3 shtetas Sokol Isufaj 34 vjeç nga Roskoveci i Fierit, Diana Ademi 53 vjeçe nga Vlora dhe 17-vjeçari nga Përrenjasi, Serdi Bajlozi.

Policia ka arrestuar menjëherë në flagrancë shtetasin Leo Osmeni, i cili po vuan dënimin e tij prej 35 vitesh burg.

Ndërsa shtetasi Delin Hajdaraj ka qenë shpallur në kërkim që prej rreth 4 vitesh, derisa mbrëmjen e kaluar, Policia e Vlorës bëri të mundur kapjen e këtij shtetasi të shumë kërkuar, në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>