Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

VIDEO/ Tenton ta korruptojë, shoferi e pëson keq nga policja bionde

$
0
0

I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masës administrative për shkeljet e konstatuara, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.

Më datë 19.01.2017, në rrugën “Teodor Keko” shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 33 vjeç, banues Tiranë.

Ky shtetas është konstatuar duke drejtuar automjetin e tij tip Mercedes Benz”, duke komunikuar në aparat telefonik dhe pa vendosur rripin e sigurimit, si dhe nga verifikimi ka rezultuar debitor me 7 masa administrative të pa shlyera. Gjithashtu ka rezultuar pa dokumentacionin përkatës.

Ky shtetas ka tentuar ti japë 3000 të reja, për t’ju shmangur masës administrative për shkeljet e konstatuara.

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>