Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Prokuroria nis hetim ndaj Alfred Pezës për tre akuza, në prokurori edhe ish-bashkëshortja

$
0
0

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza.

Peza vendoset në hetim për evazion fiskal, deklarim i rremë i pasurisë dhe falsifikim dokumentesh, raporton “Report tv”.

Deputeti i PS pritet të merret në pyetje nga dy prokurorë të caktuar me çështjen në ngarkim të tij.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se kreu ILDKP, Shkëlqim Ganaj ka kërkuar takim me Prokurorin e Përgjithshëm për rezultatet e hetimit administrativ.

Këtë të premte në prokurori është paraqitur dhe ish-bashkëshortja e Alfred Pezës, Adelina Toli, ndërsa mësohet se ka kërkuar hetimin e plotë të Pezës.

Po ditën e sotme, në prokurorinë e Përgjithshme ka shkuar edhe kreu i ILDKPI-së, Shkëlqim Ganaj i cili ka kërkuar një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla, pikërisht për dosjen e Alfred Pezës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>