Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Zjarr në ashensorin e një pallati tek Fresku, vdes nga asfiksia një 30-vjeçare

$
0
0

Një zjarr i rënë në një pallat 10 katësh në zonën e Freskut në Tiranë është bërë shkak ditën e sotme për vdekjen e 1 personi.

Zjarri ka rënë në papafingon e ndërtuar me material druri në pallat dhe më pas është përhapur me shpejtësi në kabllot e ashensorit. Pikërisht në ashensor u gjet dhe trupi i pajetë i një gruaje të moshës 30 vjeç.

Sipas të dhënave të para dyshohet se gruaja ka gjetur vdekjen nga asfiksia.

Shërbimi zjarrfikës punoi rreth 1 orë për shuarjen e flakëve. Ishin 3 zjarrfikëse që bënë të mundur lokalizimin e flakëve deri në shuarjen e plotë të tyre.

Vështirësitë u shtuan për shkak se zjarri ra në papafingo në katin e 10-të.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që përfshiu pallatin.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>