Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

“Bin Laden ishte burrë i mirë”, shoqërohet në polici mësuesja që bënte propagandë pro ISIS

$
0
0

Një mësuese është vënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet se bënte propagandë për ISIS në klasë.

Mësuesja Emine Alushi ishte filmuar në një video nga nxënësit e klasës

Biseda e regjistruar mes nxënëses dhe mësueses është transmetuar nga emisioni STOP në Tv Klan.

Nxënësja – Zysh,a ban me ta ba një pyetje? Dëgjova dje për punën e këtyre ISIS. Unë s’e kuptoj se… A janë myslimanë a ç’a janë? ISIS?

Mësuesja – Ça a ISIS moj? Një organizatë myslimane, që do me i dhënë mbrojtje….

Nxënësja – Po…

Mësuesja – …popullit mysliman të Sirisë p.sh, apo të Palestinës, apo të Egjyptit. Po luftojnë për këtë vënd.

Nxënësja – Domethënë janë të mirë?

Mësuesja – Dakord? Ata janë të mirë, po shteti do me i luftuar.

Nxënësja – Domethënë lajmet thonë, se janë të këqinj.

Mësuesja – Tamam.

Nxënësja – Po, në të vërtetë janë të mirë.

Mësuesja – Po normal, lajmet do t’i besojmë na?

Nxënësja – O Zysh, me vra njerëzit, qenkan të mirë? Domethënë ata janë të mirë, se i vrasin njerëzit ë?

Mësuesja – Bukur! A dhanë atë lajmin e bukur që: O burra e vramë Bin Ladenin?

Nxënësja – Po del, që Bin Ladeni ishte burrë i mirë a?

Mësuesja – Sa oficerë u vunë me vra Bin Ladenin?

Nxënësja – Po mirë zyshe, Bin Ladeni…

Mësuesja – Në 28 vetë, që kanë marrë pjesë në vrasjen e Bin Ladenit, 26 vetë janë vra… 26 e ka dhënë Italiani, janë këto lajmet më reale.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>