Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Namik Dokle rrëfen historinë e një ore 120-vjeçare në Kukës (FOTO)

$
0
0

Deputeti i PS-së, Namik Dokle poston historikun e një ore të xhamisë së fshatit të Borje-Kukës që e solli një mërgimtar që ishte kthyer nga Stambolli.

Ora, që në kohën e komunizmit u kthye në hekurishte” e mori në shtëpi xhaxhai tij, Sejdi Dokle për ta rikthyer ne pamjen e saj origjinale te para 120 vjetëve.

“Është ora e xhamisë së fshatit tim, Borje-Kukës.

Thuhet se ka më shume se 120 vjet që i është bërë dhurate xhamisë së fshatit nga një emigrant i ardhur nga Stambolli. Tani së voni e kam marrë vesh që ai ka qenë vëllai i gjyshes time, i quajtur Milaim.

15965542_1137287616369565_2236862774303843039_n

 

Edhe kjo orë ka patur peripecitë e veta. Kur u mbyll xhamia, – e më vonë edhe u prish, – ora qëndroi për një kohë në klubin e kooperativës, deri sa erdhi dita ta konsideronin ”grumbull hekurishtesh”. Këto “hekurishte” i mori në shqepi xhaxhai im Sejdi Dokle.

16114155_1137287633036230_8811980097539886610_n

Kur u ndërtua xhamia e re e fshatit, dy stërnipa të atij që e solli orën nga Stambolli, Sabahudin Dokle, ing druri dhe Ramadan Dokle, zanatli duarartë, e risollën orën ne pamjen e saj origjinale të para 120 viteve”, shkruan Dokle në Facebook.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>