Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

I mori jetën djalit të ish-zv/ministrit, të afërmit e Uardës: I kemi prerë bileta për Dubai!

$
0
0

Një nga femrat e liruara dje nga Burgu 325 ishte Uarda Çota, 28 vjeçarja, e dënuar me 5 vjet burg për aksidentin automobilistik të 29 dhjetorit 2014, në Tiranë, që i mori jetën djalit të mitur të ish-zëvendës ministrit të Brendshëm, Avenir Peka.

Para nisjes së aktivitetit, emri i saj u lakua nga personeli i institucionit si një nga tre të dënuarat që kishin kërkuar të mos regjistroheshin nga kamerat televizive të pranishme në ambientet e burgut.

Më vonë, duket se kjo kërkesë u injorua edhe nga vetë e reja.

Momenti i daljes së saj nga porta kryesore u shoqërua me brohoritma të familjarëve dhe miqve, më shumë se dhjetë të tillë, të cilët i kishin blerë edhe një buqetë me lule.

Gjatë këtyre momenteve, ajo bëri edhe një foto në krah të ministrit Manjani.

Gjatë një prononcimi për mediat, duke u shprehur se ishte në ditën e saj më të lumtur, ajo falënderoi ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, si iniciator i amnistisë dhe i uroi lirim të shpejtë gjithë të bashkëdënuarave të tjera.

Mirëpo, gjatë intervistës, ajo u pyet se cilët persona e pritën në daljen nga burgu. Teksa po tregonte, një i afërm ndërhyn dhe thotë: “I kemi prerë biletë për Dubai”, raporton Panorama.

Siç duket, Uarda do te kaloje pushime luksoze pas daljes nga burgu.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>