Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Dosja CEZ/ Komisioni Hetimor fletë thirrje për Nue Kalajn: Të paraqitet për të dëshmuar

$
0
0

nuel-1Komisioni Hetimor për çështjen CEZ ka dërguar një fletë-thirrje në adresë të Nue Kalaj, në të cilën thuhet se Kalaj duhet të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në Komisionin Hetimor për CEZ, por në zarfin e Postës thuhet se Nue Kalaj është larguar nga Shqipëria.

Kujtojmë se në seancën e kaluar të Komsionit Hetimor, Kalaj nuk u paraqit. Kreu i komisionit, Taulant Balla kërkoi që ai të merret forcërisht.

Taulant Balla deklaroi pak ditë më parë se është kërkuar që të dëshmojë në këtë komision një tropojan i quajtur Nuel (Nue) Kalaj, i cili, në bazë të një letre që komisioni ka në zotërim, sipas Ballës, rezulton të jetë “sekseri” i marrëveshjes së qeverisë shqiptare me CEZ.

“Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e privatizimit të OSSH nga kompania CEZ u njoh me disa prova të rëndësishme lidhur me një person të quajtur Nuel (Nue) Kalaj i cili sipas dëshmive të deritanishme ka qenë “sekseri” i martesës së qeverisë shqiptare të asaj kohe të drejtuar nga Sali Berisha me kompaninë CEZ. Komisioni ka administruar nga një bankë e nivelit të dytë disa llogari bankare të Nue Kalaj i cili ka marrë nga CEZ transferta bankare disa milionë euro. Këto shuma më pas i ka tërhequr cash më 16 qershor 2009, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009. Gjithashtu Komisioni ka kërkuar informacione shtesë nga banka, por edhe nga banka të tjera, pse CEZ i ka berë këto transferta tek ky individ dhe ku i ka cuar paratë cash Nue Kalaj.Për Nuel (Nue) Kalaj në dëshminë e dëshmitarit Romeo Karra në Komisionin Hetimor rezulton të ketë qenë edhe ndërmjetesi i kontakteve dhe bisedave ndërmjet Qeverise shqiptare dhe kompanisë CEZ”,- tha Balla.

Po sipas një letre të bërë publike nga Balla, Nuel (Nue) Kalaj ka ndërmjetësuar një takim të djalit të ish-kryeminsitrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishës me drejtorin çek në Shqipëri, Josef Hejsek, gjë e cila dëshmohet në një letër që vetë Hejsek i dërgon n/drejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, edhe ky pjesë e takimit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>