Pas verifikimeve në burgun e Peqinit, ish-prokurori Giu zyrtarisht i
Pas procedurave të verifikimit në burgun e Peqinit, është liruar ish-prokurori Haxhi Giu.
Ashtu edhe siç u bë e ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Miklovan Kopani, Giu ka lënë ambientet civile të burgut, pasi ishte thirrur sërish për verifikim të procedurave.
Çfarë ndodhi
Ai u thirr pranë ambienteve të vuajtjes së dënimit vetëm pak orë pasi kishte përfituar lirinë, falë amnistisë.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ky veprim është bërë për të kryer një verifikim shtesë të procedurave të lirimit të ish-prokurorit dhe kontrollimin e dokumentacionit nga ana e juristëve të institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale.
Haxhiu Giu u dënua nga gjykata e Krimeve të Rënda me 2 vjet e katër muaj burg nga të cilat kreu vetëm 1 vit e 3 muaj, ndërsa periudha e mbetur 9 mujore i amnistohet.
Ish-prokuroria Giu u arrestua më 2 dhjetor 2015 pasi kishte marrë 29 mijë euro në këmbim të zbutjes së akuzave ndaj një personi.