Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Balla: Jemi kundër listave të hapura, penalizon gratë

$
0
0

imagesNë mbledhjen e radhës së komisionit për reformën zgjedhore, Taulant Balla tha se maxhoranca është kundër listave të hapura, pasi sipas tij kanë impakt negativ tek gratë.

“Edhe në këto zgjedhje nuk do të kemi lista të hapura. Edhe pse vetë jam pro maxhoritarit të pastër. Nëse aplikohen lista të hapura, fleta e votimit do ishte si libër 66 faqe. Lista e hapur penalizon gratë, nëse aplikohen nuk do ketë më shumë se 3 gra. E rëndësishme është të respektohet vullneti i qytetareve. Çdo korrektim super profesional që modifikon vullnetin e zgjedhësit nuk na çon gjëkundi”, tha Balla.

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore gjithashtu shtoi se mazhoranca është pro votimit elektronik.

“Për votimin elektronik, a ishin të gjithë dakort? Po! Jemi përballur me pamundësi teknologjike të cilës ne si politikë nuk i dalim dot ballë. Nëse ekspertiza profesionale na garanton dhe e merr përsipër, hajde ta bëjmë. Por nuk duhet të harrojmë se ka dyshime edhe në SHBA mbi këtë sistem. Edhe sikur të marrim dy dite më shumë për numërimin nuk është problem,” tha Balla.

Ndërsa opozita nga ana e saj ka paralajmëruar bojkot të Kuvendit nëse nuk pranohet votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet e këtij viti.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Latest Images

Trending Articles



Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>