Pas temperaturave shumë të ulëta dhe pas reshjeve të borës që përfshinë të gjithë vendin, moti ka një sfidë tjetër.
Në vijim vendi do të dominohet nga mot i vranët, në zonat verilindore dhe juglindore ku do të ketë dhe flokë dëbore. Parashikohet që dita e premte si edhe fundjava të sjellin reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin.
Shira të dendura priten në zonat veriperëndimore, por reshje të dendura dëbore do të kenë në veri-verilindje dhe juglindje të territorit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të premten si edhe në fundjave duke bërë që bregdeti dhe një pjese e zonës se ulët të kalojnë në vlera pozitive, ndërsa deri në -5 apo -6 gradë C do të jenë zonat malore në orët e mëngjesit.
Në ultësirën perëndimore nuk përjashtohen përmbytjet lokale kryesisht ne veriperëndim të vendit.