Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

DOKUMENTI/ Tahiri: Ja si Nishani firmosi për pajisjen e përgjimit

$
0
0

Ministria e Brendshme ka publikuar sot pjesë nga marrëveshja për trajnimet me Italinë, që sipas saj, u firmos nga ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe, sot kreu u Shtetit, Bujar Nishani.

Sipas Ministrisë së Brendshme, në nenin 5 të marrëveshjes përcaktohet shkëmbimi i eksperiencave dhe kurset e trajnimit. Kjo po zbatohet aktualisht me pajisjen teknike, në trajnimin që po kryen policia shqiptare.

“Kjo pajisje është për trajnimin e oficerëve të policisë dhe është një pajisje e ligjshme që përdoret në bazë të një marrëveshjeje me policinë italiane, të firmosur në vitin 2007 nga ish-ministri Nishani, aktualisht President i vendit”, tha Tahiri për mediat.

Faksimilet e marrëveshjes publikuar sot nga Tahiri 

1

2
312 (1)

Ndërkohë, Partia Demokratike është e sigurtë që përgjimi ka ndodhur dhe atë që e quan “krim shtetëror” ja faturon drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama.

“Ky krim shtetëror e kapërcen masën e mundësive të Tahirit dhe është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Edi Ramës. Ai është duke i vënë vulën mafioze qeverisëse mbi ligjin dhe Kushtetutën”, deklaroi për mediat, sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Arben Ristani.

Ajo që shton edhe më shumë bindjen e opozitës është heshtja e kryeministrit.

“Sa më shumë hesht, aq më shumë rëndon pozicionin e tij në shkeljen e ligjit, Kushtetutës dhe çdo norme demokratike në këtë vend”, tha Ristani.

Ndërsa ministri i Brendshëm deklaroi në rrjetet sociale se opozita po e përdor si pretekst çështjen e përgjimit për t’iu shmangur reformës në drejtësi.

“Me pretekstin e “përgjimit”, nuk anashkalojnë dot as reformën në drejtësi, as luftën kundër pandëshkueshmërisë”, shkruan Tahiri.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>