Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

I bllokojnë makinën, Jul Deda shpërthen kundër Veliajt: Je hajdut i madh (FOTO)

$
0
0

Aktori i humorit, Julian Deda nuk e ka nisur mirë ditën sot pasi ka parë që punonjësit e Policisë Bashkiake i kanë bllokuar makinën.

Deda ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale duke pyetur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se çfarë njerëzish ka punësuar në bashki.

Sipas aktorit, veprimi i policëve është preferencial dhe vjedhje flagrante.

“O Erion Veliaj, çfare lloj specie njerezish ke punesuar? Ç’lloj rilindasi, injoranti dhe inatçiu ke futur ne ato zyra? Jam dakort qe ne te gjobitemi sa here qe e shkelim ligjin, por ti sapo me vure nje gjobe preferenciale.

Pra policia jote bashkiake i diferencon njerezit, ne te njejtin rresht, dikujt i ve gjobe dhe me sa duket dikujt tjeter ja merr leket ne dore.

Kjo eshte nje menyre shume e mire per te vjedhur tamam ashtu siç premtuat, “ne menyre jo kaq flagrante, sa ç’kane bere ata”. P.s. Hajduteri e madhe…!”-, shkruan Deda.

15895061_1400126893340302_4552882762142681732_n

15976935_1400126853340306_6737596405444239473_n

juli


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>