Kryeministri i vendit Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët përmes një video mesazhi 8 minuta në rrjetin social Facebook.
Rama e nis video mesazhin duke kërkuar ndjesë për të gjithë kategoritë e shoqërisë.
Fillimisht, ai u kërkon ndjesë të gjithë viktimave të drejtësisë së korruptuar, duke shprehur bindjen se viti që vjen do te përmbyllë Reformën në Drejtësi.
“Mirëmbrëma të gjithëve dhe ndjesë kujdo që është përballur me padrejtësi shtetërore gjatë këtij viti që po ikin. Do luftojmë që në vitin që po vjen shteti të jetë më i drejtë. Jam i bindur që viti i ri do të jetë më i miri në këto 25 vite.
Ndjesë çdo viktime të dhunës në familje që e ka tronditur opinionin publik. Ndjesë çdo pensionisti të vetmuar që sot nuk ka ka kujt t’i thotë njeri gëzuar.
Kemi bërë sa kemi mundur por jo aq sa duhet. Ne nuk do të reshtim së luftuari për të bërë sa më shumë për ata. Ndjesë familjeve që jetojnë me ndihmë ekonomike, të cilët barrave e të shkuarve ju rëndon sa nuik mund të marrin frymë lirisht sonte”, u shpreh Rama.