Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Krishtlindjet bëjnë mrekullinë në Malësinë e Madhe

$
0
0

Kjo Krishtlindje ka ardhur e bardhë në mesazhe, solidaritet dhe pajtim në Famullin e Shën Kollit në Shkrel të Malësisë së Madhe.

Mesazhi i pajtimit dhe faljes së gjakut është përcjelle për të gjithë banorët, jo vetëm në këtë zonë por në mbarë Shqipërinë.

Këto ditë në përgatitje të festave të Krishtlindjeve në famullin e Shën Kollit Shkrel dhe në Kishën e Zojës në Stërkuj Dedaj u bë pajtimi mes disa familjeve nga Bajza dhe Stërkuj- Dedaj. Familjet Kekaj nga Bajza i kërkojnë falje familjes së Ndue Luk Sterkaj.

Me bujarinë e besimtarit dhe të malësorit Ndue Luka me familje i falë në emër të Natës së Madhe të Krishtlindjes duke sjell paqen e Krishtin në familjet e tyre.

“Gëzuar festën e Krishtlindjes të gjithëve dhe Zoti sjelltë paqe dhe bekim në familjet tuaja”, është urimi që lëshohet për të gjithë nga Famullia e Shën Kollit në Shkrel të Malësisë së Madhe. /Shkodra News.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>