Rreth 200 kg kanabis janë sekuestruar ditën e sotme në termitalin e trageteve në qytetin bregdetar të Durrësit. Policia njofton se kanabisi ishte i fshehur në tabanin e një karrotreci që transportonte makina. Automjeti do të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona. Sipas policisë sasia e lëndës narkotike kishte destinacion Italinë. Uniformat blu kanë ndaluar një 58- vjeçar, drejtues i mjetit me targë AA532 OA.Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.