Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Gjuetia për “Eskobarin e Ballkanit” përfundon me arrestimin e një tjetër personi

$
0
0

Policia e Shtetit ka dhenë detaje sot me lidhje me operacionin policor te zhvilluar një dite me pare për arrestimin e shtetasit Klement Balili.

Policia e Shtetit ka angazhuar 200 forca policie për zbatimin e urdhër-arrestit për ish-drejtorin e Transporteve në Sarandë.

Pavarësisht angazhimit të forcave speciale RENA, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe strukturave të tjera policore, nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Policia e Shtetit sqaron se nga “kontrolli i kryer në banesën e shtetasit Kelmend Balili dhe të disa banesave dhe ambienteve të tjera ku dyshohej se personi i frekuentonte nuk u bë e mundur gjetja dhe kapja e shtetasit Kelmend Balili”.

44-vjeçari banon në fshatin Stjar të Sarandës.

Policia e Shtetit thotë gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e Balilit dhe një të afërmi të tij janë gjetur armë pistoleta.

15419431_10209294723498428_242652464_o

Në kontrollet e kryera në banesat e shtetasve B. B dhe Kelmend Balili janë sekuestruar dy armë gjahu gjysmë automatike (shotgan) dokumentacioni i të cilave është në proces verifikimi nga ana e Komisariatit të Policisë Delvinë”, thuhet në njoftim.

15409573_10209294723618431_828271618_o

Gjatë këtij operacioni është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Berti Dosti, 36 vjeç, banues në Stjar të Delvinës, pasi është kapur në flagrancë me një armë zjarri tip Zastava të kalibrit 7,65 mm në automjetin të markës Volvagen Golf -5 në përdorim të tij.

Policia e Shtetit thotë se do të “vijojë intensivisht punën dhe kërkimet për kapjen dhe vënien përpara drejtësisë të shtetasit Kelmend Balili dhe çdo individi tjetër i cili mund të bëhet pengesë ligjore në kapjen e tij”.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Balilin, i dyshuar për kryerje të veprave penale “Trafik i Narkotikëve”, “Krijim i grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Vendimi për arrestimin e tij u mor dy ditë më parë (9 dhjetor) pas kërkesës së urdhër-arrestit nga autoritetet greke.

Balili akuzohet nga Greqia si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>