John Glenn, amerikani i parë që ka orbituar Tokën në 1962 ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare.
Me përjashtim të Neil Armstrong, asnjë astronaut tjetër ndoshta nuk ka arritur famën që pati piloti luftarak i Trupave të Marinës i kthyer në astronaut, senatori i ndjerw John Glenn.
Çfarë është kurioze mbi këtë fakt është sepse ai nuk ishte njeriu i parë në hapësirë (i pari ishte Yuri Gagarin i BRSS), dhe nuk ishte as amerikani i parë në hapësirë (i pari ishte Alan Shepher), dhe kurrë nuk fluturoi në hapësirë derisa ai bëri një udhëtim si pasagjer në anijen hapësinore Discovery në vitin 1998 (duke e bërë atë, në moshën 77 vjeç, njeriu më i vjetër në moshë për të fluturuar në hapësirë.)
Çfarë ai bëri, që është shumë e rëndësishme: ai ishte amerikani i parë në orbitën e Tokës, duke përshkuar orbitën për tri herë në 5 orë në datën 20 shkurt 1962.
Ndërsa mund të duket normale në ditët e sotme, kjo ishte një arritje mjaft e rëndësishme në vitin 1962 – sidomos kur nuk mund të ishte asnjeri i sigurt se raketa do të shpërthente në platformën e nisjes që në çastet e para!
Glenn më tej u largua nga NASA, dhe përfundimisht u bë një senator amerikan dhe pretendent presidencial shumëvjeçar, edhe pse ai kurrë nuk ka arritur shkallën e famës në njëzet vitet e politikës me atë që ai bëri në vetëm disa orë në bord anijes “Liria 7”.
Ai është vlerësuar nga NASA si një hero i vërtetë amerikan pasi falë udhëtimit të tij NASA mblodhi më shumë informacione për hapësirën.