Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Fëmijët luajnë me kapsolle, shpërthen zjarri tek “Mihal Grameno”

$
0
0

zjarr-ne-tiraneDisa fëmijë i kanë vënë flakën kasolles afër banesës së tyre teksa hidhnin kapsolle dhe kanë alarmuar të gjithë zonën. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth një orë më parë në rrugën “Mihal Grameno” në afërsi të kompleksit Grand, ku disa fëmijë që luanin para banesës së tyre për pak sa nuk i kanë vënë flakën shtëpisë. Ka mjaftuar hedhja e një kapsolle që flakë të mëdha zjarri të përpijnë kasollen ngjitur me banesën.

Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi, ndërsa gjithë zona është alarmuar. “BalkanWeb” ka mundur të sigurojë një video nga momenti kur zjarri përhapet me shpejtësi, të cilin për ta shuar u desh ndërhyrja e zjarrëfikësve.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>