Punonjës të armatosur të policisë britanike kanë tërhequr zvarrë dy emigrantë shqiptarë gjatë një mësymje në një lavazh makinash.
Një video e publikuar nga mediat britanike ka marrë shumë kritika për mënyrën e trajtimit të emigrantëve.
Video është marrë nga kamerat e sigurisë, në një lavazh në pronësi të Bashkim Ademit, në Worcestershire.
Policë të armatosur bastisën biznesin e shqiptarit, pasi kishin marrë informacion se punonin emigrantë të paligjshëm dhe ishte një bazë për armë dhe drogë.
Videoja tregon se si dy të dyshuarit dalin nga dera, me duart në kokë.
Po ashtu një nga oficerët tërheq zvarrë një emigrant shqiptar për gati 10 metra.
Sipas The Sun një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar, si i dyshuar se ka hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme dhe ai u dërgua në një qendër paraburgimi.
Por mënyra si ka vepruar policia ka ngjallur debate të shumta.