Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

FOTO/ Përcillen për në banesën e fundit Ergi Dini dhe Kejdi Halili

$
0
0

Familjarë, miq dhe të afërm i dhanë lamtumirën e fundit Ergi Dinit, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme së bashku me shokun e tij Kejdi Halili.

Ceremonia mortore e të riut 22-vjeçar u organizua në qytetin e Shkodrës dhe pse ai jetonte në kryeqytet.

Ndërkohë ceremonia e Kejdi Halilit, djalit të gazetares Erestina Halili u bë në Tiranë.

Të dy të rinjtë humbën jetën tragjikisht në një aksident pranë Ambasadës Ruse, në zonën e ish-Bllokut në Kryeqytet.

Ata ishin duke ecur me motor, kur në një moment drejtuesi Kejdi Halili ka humbur orientimin dhe rrota e parë e motorrit është ngritur lart dhe më pas është përmbysur.

varrimi-3-1024x576 varrimi varrimi-2-1024x576


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>