Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Kolonjë, vijon procesi i numërimit, kutia e parë favorizon kandidatin e majtë

$
0
0

kolonje-numerimi-1 kolonje-numerimi-1Për pak orë Kolonja do të ketë kryetarin e ri të Bashkisë. Zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Kolonjë, ishin një tjetër provë për palët politike, një vit para zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës.

Procesi i votimit nisi në orën 07:00 me hapjen e 36 Qendrave të Votimit dhe u mbyll në orën 18:00. 16 mijë qytetarë u thirrën në votim ndërsa sipas KQZ pjesëmarrja ishte 49.6%. Pas mbylljes së qendrave të votimit, KQZ nisi trajnimin e grupeve të numërimit. Numërimi i votave nisi në orën 22:10.

Nga numërimi i kutisë së parë të votimit që i përket njësisë administrative Barmash, ku sot pati edhe një konflikt; kandidati i majtë, Ilia Stefo rezulton me 45 vota plus diferencë. Stefo kishte marrë 76 vota, kurse kandidati tjetër i opozitës, Hajro 31 vota.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles