Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Historia kriminale/ Kush është i riu që u ekzekutua në Fier: Atentati në Tiranë dhe dyshimet për vrasjen e Elton Çiços (FOTO)

$
0
0

Nelgert Pata, që u vra sot në Fier gjatë një atentati i mbijetoi një tjetri në Tirane më 21 gusht të këtij viti. Ngjarja ndodhi te ish-Parku i Autobusave.

34-vjeçarit nga Memaliaj, Nelgert Pata, iu bë atentat më 21 gusht tek një lokal te “Rruga e Kavajës”.

Në atë kohë, Nelgert Patës kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu ku vuante dënimin për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe dyshimet e para për atentatin u lidhën me të shkuarën e tij kriminale.

Historia kriminale

Në vitin 2008 së bashku më babain e tij Astrit Pata janë gjykuar nga organi i akuzës për shfrytëzim prostitucioni.

Ata u denoncuan nga Silvana K. nga Memaliaj me vendbanim në Gjermani.

Sipas saj, në vitin 2004 ajo ishte njohur me Astrit Patën në lokalin e të vëllait të tij në Tepelenë, ku vajza punonte si kameriere.

Astrit Pata i kishte kërkuar më pas të shkonin së bashku për pushime në Greqi.

Më pas ai e kishte dërguar me dokumente false në Norvegji, ku e kishte pritur djali i tij, Nelgerti, në atë kohë sapo kishte mbushur 20 vjeç, i cili i kishte kërkuar të punonte si prostitutë.

Ajo nuk kishte pranuar fillimisht, por ishte detyruar pas kërcënimeve të shumta.

Sapo ka shpëtuar prej tyre, vajza ka bërë denoncim.

Të pandehurit Astrit dhe Nelgert Pata, akuzohen gjithashtu për trafikimin në tetor të 2005-ës të një tjetër gruaje, nënë e një fëmije.

Sipas prokurorisë, ajo ishte njohur në Greqi me Nelgertin, i cili e kishte mashtruar se do t’i gjente një vend pune si kameriere në Norvegji.

Por më pas, e kishte detyruar të dilte të prostituonte. Astrit dhe Nelgert Pata u arrestuan pas një letër-porosie të mbërritur nga Norvegjia, në prill të vitit.

Lidhja me vrasjen e Elton Çiços

Por pas hetimeve, burime nga Policia e Tiranës thanë se plagosja e Nelgert Patës, i shpallur në kërkim për veprën penale “moskallzim krimi”, lidhet edhe me vrasjen e 1 majit në lokal “De Niro”, ku u ekzekutua Elton Çiço.

Për shkak të një njohje të vjetër që 34-vjeçari Pata ka me Jani Aliaj dhe Renato Milloshi, autorë të dyshuar për vrasjen e Çiços, policia dyshon se ai ka bashkëpunuar nga burgu për vrasjen e tij.

15174475_1296000450452726_1166307879_n

15135684_1295999623786142_564600210_n

15139405_1295999827119455_20666402_n

15139256_1295998463786258_98018682_n

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>