Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po ndjek me vëmendje situatën e krijuar nga moti i keq me reshje shiu e erë që ka përfshirë vendin tonë. Megjithë kushtet e këqija të motit, me shkarkime atmosferike dhe reshje shiu, grupet e avarisë së kompanisë OSHEE kanë eliminuar avaritë që u shfaqën në rrjetin e shpërndarjes gjatë natës dhe sipas informacionit të orës 19:15, numri i fiderave me defekt është 11, ku afro 90% e linjave të dëmtuara janë në zona rurale, një pjesë ndodhen në shumë larg qendrave. Hidrovorët dhe spitalet furnizohen normalisht me energji elektrike, përfshi edhe institucionet e rëndësisë së veçantë.
Sakaq, vijon riparimi i defekteve, dhe siç kemi raportuar më parë, nga informacionet e fundit, kemi të tjera zona që u është rikthyer energjia elektrike, si më poshtë:
- Rajoni Tiranë: Plotësisht në zonën e Paskuqanit
- Rajoni Durrës: Në zonën e Zhabjakut
- Rajoni Berat: Pjesërisht në zonën e Potomit /Skrapar
- Rajoni Gjirokastrës: Në zonën e Janjarit/Sarandë
- Rajoni Fier: Plotësisht në zonën e Levan
Zonat ku po punohet për rikthimin e energjisë
- Rajoni Tirane: Valias, Qerekë (pjesërisht), Tapizë
- Rajoni Durrës: Ballaj, Kruja pjesërisht dhe Borizanë
- Rajoni Elbasan: Pjesërisht Mollas /Cërrik
- Rajoni Gjirokastër: Pjesërisht Delvinë
- Rajoni Vlorë: Novoselë
- Rajoni Shkodër: Zona Koman, Velipojë pjesërisht
Grupet e punës së OSHEE janë në terren për të riparuar defektet sa më shpejt dhe normalizimin e situatës së furnizimit me energji.