Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Droga/ Nishani mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Rama hap ekspozitë në Nju York

$
0
0

zjarr-ne-presidence-okNis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur nga Presidenti i vendit Bujar Nishani për situatën e krijuar nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike. Ashtu siç ishte parashikuar krerët më të lartë të institucioneve të inteligjencës dhe organit të akuzës si dhe ministrat e kabinetit qeveritar i janë drejtuar Presidencës pak para orës 18:00, që ishte edhe orari i përcaktuar i mbledhjes.

I vetmi që e ka bojkotuar mbledhjen ishte kryeministri Edi Rama, për shkak të axhendës së tij personale. Mesditën e sotme ai u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga galeria njujorkeze “Mariana Goodman”, e cila do të ekspozojë edhe pikturat e kryeministrit shqiptar.

Por ndonëse i detyruar nga axhenda, kryeministri e ka shprehur hapur kundërshtinë e tij ndaj mbledhjes së Presidentit Bujar Nishani, duke ironizuar: “Më 1 nëntor Rama pati deklaruar: “Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?! Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të SHQUP-it”.

Presidenti kërkon të dijë nga aktorët përgjegjës të institucioneve shtetërore se cilat janë shkaqet që sollën këtë situatë me kultivimin e narkotikëve si do të luftohet fenomeni qe ka shqetësuar dhe partneret.

KRERË INSTITUCIONESH E MINISTRA MBËRRIJNË NË PRESIDENCË

ORA 18:14- Në presidencë kanë mbërritur Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kryeprokurori Adriatik Llalla, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe kreu i komisionit të Sigurisë, Spartak Braho. Në mbledhje janë po ashtu Zv.kryeministri Niko Peleshi, Minisitri i Financave, Arben Ahmetaj si dhe ai i Transporteve, Sokol Dervishi.

Pritet që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të japë një prononcim për mediat pas mbledhjes së Këshilliit të Sigurisë.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>