Unioni i Gazetareve Shqiptare për të shtatin vit radhazi ndau çmimet për gazetarine ekonomike, Vangjush Gambeta 2016.
Çmime ekonomike i morën gazetarët Ornela Liperi, Nertila Maho, Agon Sinani nga Kosova dhe Fisnik Pasholli nga Maqedonia.
UGSH ndau edhe dy çmime karriere që i shkuan gazetarëve Ahmet Shqarri dhe Thanas Dino. Çmimin e karrierës për Shqarrin e dorëzoi vetë kryeparlamentari Ilir Meta i pranishëm në takim.
Çertifikatën e Foto-reporterit të vitit e rrëmbeu Armando Babani e ndërsa raportimi investigativ i vitit shkoi për stafin e emisionit “Publikus”, gazetarët Artan Rama, Endrit Habilaj, Jetmir Olldashi dhe Evi Veliu që përmes “Kodrina e Vdekjes” zgjuan interesimin dhe reagimet e publikut.
E gjitha ceremonia e ndarjes së çmimeve u organizua nga dy drejtuesit e Unionit Aleksandër Çipa e Anila Basha.