Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Vuri bast për fitoren e Donald Trump, shqiptari kap skedinën

$
0
0

Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së kompanive të basteve në Shqipëri, të cilat ftuan qytetarët që të provojnë parashikimin e tyre për fituesin.

“BalkanWeb” ka siguruar sot një skedinë fituese të kapur në Tiranë, ku një qytetar ka vendosur 1 mijë lekë të reja për fitoren e Donald Trump-it dhe ka fituar mëngjesin e sotëm, kur edhe u shpall rezultati zyrtar, 3.500 lekë të reja.

15007789_10154699527932760_316949983_o

Siç kuptohet kompania kishte vënë koefiçentin 3.5 për fitoren e Trump, ndërkohë që mësohet se për fitoren e Hillari Klinton, koefiçenti ka qenë 1.15.

Në gjuhën e basteve sportive kjo përkthehej si një mundësi më e madhe që kandidatja demokrate në garën presidenciale në SHBA të fitonte zgjedhjet.

Por siç edhe rezultoi fitues i saj ishte Donald Trump, për fitoren e së cilit shumë pak persona besonin se do të ndodhte.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>