Policia e Sarandës ka arritur të kapë brenda 10 orësh autorin e vrasjes së 44-vjeçarit Artan Hoxha, punonjës i një karburanti në Qafë Gjashtë.
Sipas të dhënave zyrtare, autori është shtetasi Arqile Koci, 27 vjeç.
Pas informacioneve të mara në rrugë operative, Koci u gjet dhe u arrestua në një hotel në qytetin e Sarandës. Blutë e Sarandë pohuan se 27-vjeçari është përdorues i lëndëve narkotike.
Më herët, policia gjeti motorin dhe armën e krimit në lagjen nr.4 të Sarandës pranë Drejtorisë së Tatimeve.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 4 të mëngjesit të sotëm, ku autori me një motor të kuq dhe skafandër në kokë ka qëlluar me armë mbi 44-vjeçarin Hoxha, punonjës i karburantit dhe ka grabitur 60 mijë lekë të reja.
Ai ka qëlluar me çifte 44-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Dyshohet se autori ka shkuar me një motor të kuq, me skafandër në kokë dhe ka vjedhur një sasi parash prej rreth 60 mijë lekë.
Policia thotë se hetimet janë në vazhdim dhe po kontrollohen kamerat e sigurisë. Disa pika kontrolli janë ngritur për të kapur autorin.
Artan Hoxha është viktima e parë, nga grabitjet e pikave të karburanteve.
Kohët e fundit këto grabitje janë shtuar.