Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Terrorizmi, pikturë për ISIS në burgun e Vaqarrit

$
0
0

Një pikturë me mbishkrimin ISIS, është zbuluar në ambientet e burgut të Vaqarrit, duke alarmuar institucionin e sigurisë.

Zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë mbetur të suprizuar, kur në qelinë e të paraburgosurit Ilirjan Gjuni, u kap piktura në fjalë siç e  shihni në foto.

Menjëherë, drejtoria e ka raportuar rastin në drejtorinë e Antiterrorit pranë Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ shtetëror.

I paraburgosuri, banues në Paskuqan, i dyshuar për vjedhje kishte pikturuar simbolin e ISIS, armë dhe emrin e liderit të shtetit islamik, Ebu Bekër Al Bagdati.

Burime të besuara pranë burgut thanë për News 24, se i paraburgosuri në fjalë, ka qenë më herët në burgun e Fushë Krujës dhe 302 në Tiranë, ku mendohet se ka patur kontakte me të paraburgosur të tjerë, të dyshuar për nxitje terrori.

23-vjeçari Ilirjan Gjuni, i dënuar edhe më parë për “vjedhje” u arrestua në datën 4 shtator 2016 në rrugën “Dritan Hoxha, ku u kap duke vjedhur banesën e shtetasit O.N./BW


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>