Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Nisin festimet për shenjtërimin e Nënë Terezës, Nishani: Vlerë universale

$
0
0

nene-terezaPresidenti i Republikës, Bujar Nishani ka organizuar sot një aktivitet në kuadër të festimeve për Shenjtërimin e Nënë Terezës nga Papa Francesku që pritet të ndodhë më 4 shtator. Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, Kreu i Shtetit vlerësoi lart figurën e Nënë Terezës edhe si një shembull frymëzimi për gratë, sidomos ato shqiptare. Ai tha se Nënë Tereza ishte një model dhe vlerë universale e botës.Presidence-1

“Roli i gruas në shoqërinë shqiptare, nderimi që duhet t’i blatojmë asaj për sakrificat e pafund që ajo bën, ndjesa për fajet tona të përditshme ndaj tyre, loja për barazinë gjinore më shumë si tis se realitet, evidentimi i plagëve sociale që çojnë në dhunën e pajustifikuara, dramat sociale, papunësia dhe shumëçka tjetër do të ishin tema të pashmangshme. Por në këtë ditë kam zgjedhur si referencë një shembull, një model, një histori unike, sintezë shpirtërore e popullit tonë, një model e cila u shndërrua në vlerë universale të botës dhe humanizmit. Pa vështirësi mendja na shkon tek Nënë Tereza. Murgesha shqiptare e cila më 4 shtator do të kanonizohet si shenjtore në qytetin e Vatikanit. Çdo shoqëri mund të frymëzohet nga Nënë Tereza e ndoshta pak më tepër çdo grua, e disi më shumë gratë shqiptare sepse ajo ishte një prej tyre”, deklaroi Nishani.

E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe Dr. Liri Berisha, Presidente e Fondacionit “Nënë Tereza”, e cila vlerësoi lart emrin dhe kontributin e Nënë Terezës për mbarë njerëzimin. Sipas zonjës Berisha, Nënë Tereza i tregoi botës se sa e vështirë është të mbyllësh plagë dhe të shërosh varfërinë. “Ajo ishte shenjtorja e të braktisurve, të mjerëve. Engjëlli i mëshirës gjendej kudo ku kishte fëmijë të sëmurë. Shqipëria dhe shqiptarët krenohen me emrin e saj”, tha Berisha.

Më tej ajo shtoi se kjo ekspozitë hedh pak dritë për të ndarë me gjithë botën këtë thesar të vyer. “Objektet dhe fotot do dëshmojnë origjinën e djepit që e lindi dhe rriti”.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>