Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

4500 kuota të lira në universitete, MAS shtyn regjistrimet deri më 1 nëntor

$
0
0

maturanteRegjistrimet në Universitete do të shtyhen deri më 1 nëntor. Kështua ka deklaruar Ministria e Arsimit dhe Sportit sot, pasi 4500 kuota janë ende të lira.

Sipas afatit të përcaktuar të gjithë maturantët që kanë rezultuar fitues mund të regjistroheshin sot deri në orën 19:00.

Por, burime nga Ministria e Arsimit dhe Sportit deklaruan se regjistrimi është shtyrë deri më 1 nëntor.

Mësohet se regjistrimi do të bëhet në 3 faza: faza e parë në 27-28 tetor; faza e dytë në 29-30 tetor; faza e tretë në 31 tetor-1 nëntor.

Ndërkohë mësohet se në Universitetin e Mjekësisë kanë mbetur 93 vende bosh; Infermieri 7 kota të lira; Logopedi 13; Imazheri 19 kuota të lira; Fizioterapia 17 kuota të lira; Teknik Laborant 17 kuota të lira; Mami kanë mbetur 7 kuota të lira; Farmaci 14 kuota lira, Stomatologji, 8 kuota të lira. Kjo shtyrje bëhet me qëllim që të plotësohen kuotat e mbetura ende në universitet.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>