“Kështu është kur nuk fshin pluhurat lartë dhe poshtë tavolinës moj Ajola. Të hyn mola në zyrë dhe te grin fustanin e gjyshes.. të përgjon edhe bisedat intime”.
Ka mjaftuar ky postim i faqes popullore “Lolita” në Facebook dhe mediat kanë nisur spekulime të shumta për “përgjimin” e Zonjës së Parë të Tiranës.
Shumë media madje spekulojnë pērgjimi ka natyrë erotike, megjithatë postimi mund të jetë edhe një shaka e hidhur e Lolitës, pasi kjo faqe është sulmuar nga njerëzit pranë mazhorancës pas përgënjeshtrimit që i bëri bashkëshortes së Erion Veliajt për një fustan, për të cilin Ajola tha se ia kishte qepur gjyshja, por në fakt rezultonte të ishte i një marke të famshme dhe i blerë 2 mijë euro.