Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Sekuestrohen 700 kg kanabis në Mamurras

$
0
0

Një magazinë me 700 kg marijuanë është zbuluar në qytetin Mamurrasit, në ish-ndërmarrjen e grumbullimit, ku lënda narkotike ishte futur në 15 thasë.

Në këtë operacion kanë marrë pjesë forcat speciale nga Tirana si dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Janë ndaluar deri në këto momente 7 persona, ndër ta dhe pronari i lëndës narkotike, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Policia ka sekuestruar një armë tip kallashnikov, granata dore dhe municione.

Të arrestuarit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Lezhës e prej andej në Krimet e Rënda.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>