Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Ashpërsim dënimeve për drogën, Tahiri: Propozimi i Manjanit i pasaktë

$
0
0

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri njoftoi se do të propozojë “rëndimin e dënimeve për mbajtjen, trafikimin dhe kultivimin e lëndëve narkotike”.

“Do të propozoj që, sipas përgjegjësisë, konsumi dhe mbajtja e sasive për përdorim vetjak, të vijojë të jetë jo vepër penale; shitja mbi sasinë për përdorim vetjak do të dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg; kur flasim për sasi të mëdha, dënimi do të jetë nga 7 deri në 10 vjet. E njëjta gjë do të vlejë edhe për kultivimin e bimëve narkotike. Kultivimi në sasi të vogla të dënohet me 1 vit burg; kultivimi në sasi jo të vogla nga 1-3 vjet; ndërsa ai në sasi të mëdha, nga 5-10 vjet.

Besoj se kjo gjë do të sjellë rezultate parandaluese për të gjithë ata që konsumojnë këtë vepër penale”, u shpreh Tahiri.

Ndërkohë Tahiri e konsideroi të pasaktë idenë e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani që në aksionin kundër fenomenit të kanabisit të angazhohej edhe ushtria.

“Unë e dëgjova kolegun Manjani. E mirëkuptoj vullnetin e tij pozitiv për të bërë një propozim që shkon në adresimin e këtij fenomeni. Besoj se është një angazhim i pasaktë, por besoj se hyn tek propozimet e dëshirës së mirë.

Unë besoj që puna jonë nuk bëhet as nëpërmjet konferencave të shtypit, por bëhet duke marrë masat e nevojshme, të cilat mund të sjellin efekt të menjëhershëm në parandalimin e këtij fenomeni.

Duke shfrytëzuar vullnetin e mirë të kolegut Manjani, besoj se do të gjejmë gjuhën e përbashkët për ndryshimet në Kodin Penal, të cilat do të sjellin rezultate të menjëhershme dhe të qëndrueshme në kohë. Unë jam shumë i hapur për propozimet e çdokujt, e jo më të një kolegut tim, sugjerimet e të cilit i mirëpres në çdo kohë”, tha Tahiri.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>