Një sherr me mjete prerëse ka ndodhur në një lokal bastesh sportive rreth orës 12:36 të ditës së sotme në zonën e ish-Ekspozitës në Tiranë.
Sipas Policisë, një person i moshës 25-vjeçare është goditur me mjete prerëse në bark dhe për pasojë ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar menjëherë në Spital dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Personi i plagosur është A.F. 25 vjeç.
Policia është në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e motivit të saj.