Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Hakmarrja e Beqjas: Ja si u shkatërrua dhoma ku Berisha punonte si doktor

$
0
0

Petrit Vargu, një nga mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në një postim në profilin e tij në Facebook ka denoncuar shkatërrimin e dhomës në të cilën ish-kryeministri Sali Berisha punoi për vite të tëra si doktor në repartin e Kardiologjisë është shkatërruar.

Ai shkruan se dhoma, që më parë nuk guxohej të prekej, është kthyer në një dhomë pushimi për Hemodinamistët roje, raporton hashtag.al

Statusi i mjekut

2db073658ef98ff1d00d15e09c24406a_XL

“Sot mora vesh me trishtim që, dhoma ku ka punuar Prof. Sali Berisha në repartin e Kardiologjisë, ishte prishur dhe ishte shndërruar në dhomë pushimi për Hemodinamistët roje. Ky veprim nuk guxohej as të mendohej deri pak kohë më parë, aq sa kjo dhomë ruhej me fanatizëm pa u hapur me stilokalemin e lënë horizontalisht ashtu si e la Prof. Sali Berisha kur e thirrën studentët e Dhjetorit. Njerëzit pa histori në mjekësinë tonë, i tremb historia e lavdishme e Kardiologjisë shqiptare, histori kjo që prodhoi në mënyrë të pamohueshme burra shteti. Ju lutemi lexojeni statusin tim, pa ngarkesa politike, ashtu siç po e shkruaj unë, por thjesht si një trishtim për nihilizmin që shfaq populli im ndaj historisë”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>