Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestro preventime të të gjitha llogarive bankare, të cilat janë regjistruar me emrin e agjencisë ANDE-LM.
Kjo kompani e drejtuar nga e arrestuara Lule Makashi dhe bija e tij, mashtronte qytetarët duke u premtuar viza pune në Kanada.
Sipas hetimeve, janë 360 shqiptarë që janë mashtruar duke paguar diku te 20 mijë dollarë për viza pune në shtetin kanadez, por që nuk kanë marrë asgjë si këmbim.
Lule Makashi dhe e bija e saj u arrestuan në Aeroportin e Rinasit, pasi autoritetet kanadeze vendosën që t’ua ndërprisnin vizat dhe i kthyen ato mbrapsht pas nisjes së hetimeve në Shqipëri.