Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Çështja ‘Braho’, urdhër-arresti për oficerin gjyqësor, Fatos Lusha, hetoi dhe Tom Doshin

$
0
0

capture

Është Prokuroria e Krimeve të Rënda ajo që do të hetojë çështjen “Braho”. Oficeri që kishte rolin e sekserit në skandalin korruptiv të denoncuar sot, është shpallur në kërkim menjëherë pas publikimit të rastit.

Ndaj tij është prerë një urdhër-arresti nga Krimet e Rënda me akuzën për korrupsion. Oficeri ka hetuar një sërë çështjet të famshme, me personazhe të tilla.

Oficeri që shihet në video duke numëruar paratë, plot 18 mijë euro që do të shkonin për Prokurorin Ardian Braho, është Fatos Lusha, oficer i Prokurorisë së Tiranës te njësia task-forcë.

Paratë që mori Lusha, ishin ryshfet në këmbim të heqjes së bllokimit mbi një shumë prej 120 mijë eurosh të qytetarit që kërkonte favorin.

Mësohet se Lusha ka qenë 15 vite oficer ushtarak pranë prokurorisë por këtë vit është emëruar oficer i Prokurorisë së Tiranës. Ai ka hetuar gjithashtu edhe çështjen e Tom Doshit për pastrim parash.

Po kështu ka hetuar edhe dosjen e përgjimit të kryepolicit Haki Çako, parkun e liqenit të Veliajt, trukimet e ndeshjes së Skënderbeut, hetimin e rrëzimit të helikopterit të ushtrisë në Shkodër, etj.

Gjatë videos Lusha thotë se ka bizneset e tij dhe nga shuma prej 18 mijë eurosh nuk merr asgjë. Por, në fund ai i kërkon një kafe qytetarit që ka bërë denoncimin.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>