Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

U kap me drogë, lihet në burg vëllai i shefit të Komisariatit të Dibrës

$
0
0

Gjykata ka lënë në “arrest me burg” vëllain e Shefit të Komisariatit të Dibrës, Pajtim Aga.

47-vjeçari u kap nga policia e Lezhës me kokainë në makinë dhe sipas policisë drogën ai do ta shiste në Tiranë.

Gjyqi është zhvilluar me dyer të mbyllura. Pajtim Aga është vëllai i shefit të Komisariatit në Dibër Robert Aga.

Pas ndalimit të tij, Partia Demokratike reagoi duke thënë se Aga kishte mbështetjen e Kryeministrit dhe të Ministrit të Brendshëm, si dhe i bëri thirrje Prokurorisë që të hetonte faktet e paraqitura për krimin zgjedhor, dhe për implikimin e Agës në trafikun e drogës

Shefi i Komisariatit të Policisë në Dibër, Robert Aga është akuzuar nga Partia Demokratike si kreu i organizatës kriminale që ka blerë votat në Dibër në zgjedhjet e 11 shtatorit 2016.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>