Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Fuoristrada përplas patrullën, vdes një polic, plagosen dy kolegët

$
0
0

Një efektiv policie ka vdekur, ndërsa 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur sonte në një aksident automobilistik pranë shkollës “Ibrahim Rugova” në Kamëz.

Furgoni i patrullës së policisë vendore është përlasur nga pas nga një mjet tip “Fuoristradë” me targa TR 8788T që po lëvizte me shpejtësi të lartë.
Furgoni i policisë është përmbysur nga goditja, ndërsa është demtuar dhe nje automjet i tretë që ishte i parkuar.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve ka humbur jetën efektivi E. Haxhiaj rreth 42 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy kolegët e tij B.Voi dhe N.Hoxha.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit A.K që shkaktoi aksidentin.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe pritet të japë detaje në vijim.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Latest Images

Trending Articles



Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>