Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë.
Sipas burimeve paraprake, një person është gjetur i pajetë në fshatin Shëndelli të Sarandës. Ai është Aleksandër Bardhi, 47 -vjeç, vëllai i ishkreut të Njësisë Administrative Kaçinar. Bardhi është gjetur nga një i afërm i tij anës rrugës në një kanal.
Sipas hetimeve paraprake, rezulton se ai është qëlluar me armë zjarri tip automatik. Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje