Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

“Kaubojsi” tallet me kryeprokurorin: Kur nuk mbron dot familjen tënde, si do mbrosh qytetarët?

$
0
0

Deputeti Eduart Ndocaj, në një reagim pas lajmit për kërcënimin e kryeprokurorit Adriatik Llalla, ironizon duke thënë se kur Llalla nuk mbron dot familjen, si mund të mbrojë qytetarët. Ndocaj shkruan në Facebook se ai nuk ka marrë asnjë përgjigje pas denoncimit të bërë kur është ndjerë i kërcënuar, ndërkohë që thotë se dërgimi i familjes së Llallës jashtë, është mesazhi më i turpshëm që mund t’u jepet sot shqiptarëve.

 Postimi i Ndocajt

Z. Llalla qenka e veshtire kur te kercenokan?

Pasi Prokuroria e Lezhes pushoje pa asnje argumente juridik dy kallezimet penale qe kisha bere une ne Lezhe ne lidhje me kercenimin me jete, ne cilesine e deputetit te Republikes i nisa nje shkrese me poste Kryeprokurorit Llales, zv. Kryetarit te KLD dhe Ministri i Drejtesise.

Akoma edhe sot nuk kam marre asnje lloj pergjigje qofte edhe formale as nga Llalla, KLD e Ministri i Drejtesise

Me keqardhje mora vesht lajmin se Kryeprokurori Lalla qenka kercenuar me jete e po ashtu me keqardhje mora veshte lajmin se pas ketij kercenimi, z. Llalla na paska derguar familjen jashte.

Ky eshte mesazhi me i turpshem qe marrin shqiptarer.

Pra, kjo deshmon deshtimin e institucioneve.

Kur keta nuk mbrojne dot familjet dhe veten e tyre, vaji halli per qytetaret e thjeshte.

Megjithate, edhe pse nuk mora kurre pergjigje nga letra qe i dergova Llales, fatkeqesisht ai e kuptoj ndjesine e te kercenuarit.

Madje, pas pushimit te kallezimeve, z. Ndocaj i ka derguar sms z. Llala dhe i ka rene edhe tel te tij. As nuk eshte pergjigjur e as nuk ka marre ndonjehere pergjigje. Data ka qene 5.5.2016, ora 18.05.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>