Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Kërcënimi i familjes, reagon për herë të parë kryeprokurori Adriatik Llalla

$
0
0

Menjëherë pas publikimit të lajmit se kryeprokurori është kërcënuar dhe për këtë arsye ka larguar edhe familjen nga Shqipëria, reagon për herë të parë Adriatik Llalla.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat bëhet me dije se Prokuroria po vijon normalisht punën dhe se “nuk ka asnjë cënim në ecurinë e hetimeve që po zhvillohen në të gjithë strukturat e institucionit”.

“Lidhur me interesimin Tuaj, pas lajmit të publikuar në televizionin Top Channel, me titull: “Kërcënohet Adriatik Llalla, kryeprokurori detyrohet të largojë familjen nga Shqipëria”, dëshirojmë të theksojmë se, si Prokurori i Përgjithshëm, ashtu edhe institucioni i Prokurorisë vijojnë normalisht aktivitetin në bazë të ligjit dhe nuk ka asnjë cënim në ecurinë e hetimeve që po zhvillohen në të gjithë strukturat e institucionit”, thuhet në deklaratën e prokurorisë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>