Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaron se bashkëjetesa, toleranca dhe harmonia fetare duhet të shërbejnë si shembull për kalimin e sfidës së asaj që ai e cilësoi si radikalizëm politik në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij në punimet e Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kryeparlamentari Meta theksoi se ekstremet dhe radikalizmi i çfarëdolloj aspekti është mjaft i rrezikshëm.
“Në Shqipëri nuk ka patur asnjëherë probleme me radikalizmin fetar, por kemi ende disa probleme me radikalizmin politik. Ndaj toleranca dhe bashkëjetesa edhe në politikë është një sfidë. Ekstremet dhe radikalizmi i çfarëdolloj aspekti është mjaft i rrezikshëm. Për ta fituar këtë, bashkëjetesa është sfida jonë në të gjitha drejtimet,” deklaroi Meta.