Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Biznesmeni libanez ikën me barelë, kompania tërheq investimin 450 milionë dollarë

$
0
0

Sulmi barbar i datës 10 shtator ndaj biznesmenit amerikano-libanez Fadi Mitri ka sjellë tërheqjen nga të gjitha investimet në Shqipëri të kompanisë “OMNIX Albania”.

Biznesmeni Mitri është fotografuar të largohet nga aeroporti i Rinasit me një avion privat.

Ai shoqërohej nga familja e tij, gruaja dhe vajza, si dhe nga një ekip mjekësor.

Mitri është shoqëruar me barelë deri në bordin e avionit.

Përfaqësuesi zyrtar i kompanisë, njoftoi sot largimin nga kompleksi turistik në Gjirin e Lalzit.

Deklarata e kompanisë

“Sulmi barbar i datës 10 shtator kundër Z. Fadi Mitri dhe familjes së tij na ka hidhëruar dhe trishtuar pa masë.

Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania përgjatë këtyre viteve të fundit për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milion USD në Gjirin e Lalëzit.

Ky projekt turistik konsistonte në ndërtimin e hoteli me 5 yje, 370 dhoma suita, me të gjithë elementët e tjerë të një standarti më të lartë, ambiente për shitje dhe dhënie me qira, aquapark, dyqane, bulevard, bare, restorante, etj.

Ky projekt gjigand synonte do të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018, si dhe do ti jepte Shqipërisë pamjen e një vendi si destionacion turistik numër 1 në Adriatik dhe Ballkan.

Me këtë investim Omnix Albania do të kontribuonte direkt në rritjen ekonomike të Shqipërisë. Si konkluzion Omnix Albania dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë kriminale, e cila sjellë indinjatë për çdo shqiptar.

Duke filluar nga sot Omnix Albania tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë. Falenderojmë qeverinë e Shqipërisë për kujdesin ndaj familjes së zotit Fadi Mitri në këtë moment të vështirë për ta.

I jemi mirënjohës të gjithë atyre miqve, shumica shqiptar, të cilët kanë qëndruar pranë dhe kanë mbështetur familjen e zotit Fadi Mitri në këto ditë.

Jamal Abu Issa

Drejtues i OMNIX Group”.

Përpjekjet e OMNIX për të investuar në Shqipëri në zonën e Gjirit të Lalëzit kanë nisur 8 vite më parë. Por vetëm në vitin 2013, kompania mundi të marrë lejen nga Këshilli i Rregullimit të Territorit për zhvillimin e investimit. Por me rrotacionin politik të 2013-s, projekti u ngri. Vetëm tani, muajt e fundit qeveria Rama vendosi të hapë dritën jeshile për projektin, duke miratuar edhe shpyllëzimin e zonës ku do të ndërtohej resorti.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi largimin e kësaj kompanie si një tjetër lajm i keq për vendin tonë. Basha tha se “krimi, trafikantët dhe banditët ia dolën ta mbajnë të tyre zhvillimin dhe Shqipërinë”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>