Vendimi i mazhorancës për të kaluar ligjin e importit të mbetjeve për riciklim ka rinisur protestat.
Një grup aktivistësh kanë protestuar sot para Piramidës kundër këtij projektligj, pasi sipas tyre nuk jep siguri që nuk do të importohen mbetje të rrezikshme.
“E para ishte kjo qeveri që para 3 vjetësh e anuloi përfundimisht dhe sot rikthehet me një teori të veçantë. Kush na siguron ne që nuk do të importohen mbetje të rrezikshme? Ligji për importin e mbetjeve nuk jep siguri”, tha njëri prej protestuesve.
Qytetarët kanë protestuar edhe para Partisë Socialiste.
Protestuesit kanë vënë në sfond një fjalim të Edi Ramës në vitin 2013 kundër importimit të plehrave.
Ata i kanë kërkuar Edi Ramë të mbajë premtimin dhe të mos dalë mashtrues.
Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kreun e qeverisë se ka marrë një ryshfet prej 4 milionë euro për t’i hapur rrugë importit të mbetjeve urbane, ligj të cilin e shfuqizoi ditën e parë në zyrën e Kryeministrit.
Statusi i Sali Berishës:
Kater milione euro nga industria e mbetjeve ne xhepat e Al Kapones per te lepire ate qe ka peshtyre!
Te dashur miq, Edi Rama beri fushate elektorale me zotimin solemn se ai do bllokonte importin e çdo lloj mbetjeje ne Shqiperi, perfishire ketu mbetjet nga lista jeshile e BE qe ligji ne perputhje me standartet europiane i lejonte.
Burime te brendshme nga industria e mbetjeve e Shqiperise dhe Italise informojne se me ndermjetesine e sekretarit te pergjithshem te mafies qeveritare, Agaçi industrialistet e mbetjeven me nje ryshfet 4 milion euro binden Al Kaponen ne krye te qeverise te lepije mbrapsht ate qe kishte peshtyre tre vjet me pare dhe te hape dyert per importin e plehrave madje tani jo vetem te atyre te listes jeshile te BE por edhe te tjera tejet te rrezikshme!
Mesa duket, Al Kapone me sekretarin e pergjithshem te mafies do te kujdesen dhe per pseudo shoqerine civile qe ngrihej duket per te gjobitur sipermarresit kunder ligjit per te cilin tani heshtin!