Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Atentati në Krujë, i plagosuri vodhi makinën me të cilën u vra komisar Lamaj

$
0
0

makina11Zbardhen detaje rreth atentatit të sotëm në Nikël të Krujës, kur shtetasit Gentjan Bejtja, i shpërtheu makina në ecje e sipër, pasi i kishin vendosur eksploziv.

Emri i tij nuk është i panjohur për policinë, pasi është lakuar si një nga autorët e vjedhjes së makinës, me të cilën u ekzekutua kryekomisar Dritan Lamaj. Emri i 35 vjeçarit, gjatë hetimeve si personi, që së bashku me Enver Stafukën ka vjedhur makinën me të cilën u krye vrasja e kryekomisarit më 24 shkurt 2013.

Pasi u arrestua, Bejtja u shpall i pafajshëm, po në atë vit. Në atë kohë gjykata vlerësoi se nuk kishte prova që ta ngarkonin atë me faj për akuzën për të cilën u ndalua.

Aktualisht pas atentatit, burime nga grupi i hetimit thonë se dyshohet për një hakmarrje të mundshme, nisur nga e shkuara e vetë personit të lënduar.

Vetë policia konfirmoi zyrtarisht pak me parë, se “G.B. 35 vjeç, banues në Larushkë, drejtuesi i mjetit që iu vu eksploziv ka pasur precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>